MPB me detaje rreth të shtënave me armë zjarri në Çair

MPB njofton se pas mesnate, respektivisht rreth orës 00:15 personi A.K. ka ka raportuar se në rrugën “Cvetan Dimov” personat M.R., E.F., E.F., dhe E.Z., të gjithë nga Shkupi kanë gjuajtur me armë zjarri drejt shtëpisë së tij.

Sipas raportimit, nga të shtënat nuk ka të lënduar, ndërsa është dëmtuar makina e tipit “Reno”, nën pronësi të A.K.

Policia nga vendi i ngjarjes ka gjetur pesë gëzhoja të plumbave.

MPB njofton se janë marrë të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit.

Në lidhje me: Të shtëna me armë zjarri në Çair

LEXO EDHE:

Back to top button