MSH: Në muajin shkurt pritet të arrijnë vaksinat e para anti-Covid

Jo më shumë se tre mijë qytetarë do të jenë në gjendje të vaksinohen kundër virusit korona, me dërgesën e parë të vaksinave që do të arrijë në muajin shkurt. Ministria e Shëndetësisë (MSH) njoftoi se 5,850 doza vaksinash nga kompania “Pfizer” do të mbërrijnë në shkurt, ndërsa 800,000 të tjera do të sigurohen deri në fund të vitit.

Marrëveshja u arrit sot në mëngjes në një bisedë telefonike mes Ministrit Venko Filipçe, dhe një përfaqësuesi të lartë të kompanisë që prodhon vaksina kundër Covid-19. 5,850 dozat e para të vaksinave Pfizer, do të mbërrijnë në muajin shkurt, pastaj do të vijë një dërgesë më e madhe në muajt mars dhe prill kurse në mënyrë plotësuese do të përcaktohet edhe dinamika për tërë vitin 2021 -thonë nga Ministria E Shëndetësisë.

Ndaj kësaj ka reaguar VMRO DPMNE-ja në opozitë, e cila akuzon se qeveria nuk siguron sasi të mjaftueshme për të gjithë popullsinë, dhe as që ka një plan të saktë, se kur dhe sa vaksina do të mbërrijnë në vend.

Këto doza mjaftojnë për të vaksinuar një qytet sa Zletova, i cili ka më pak se tre mijë banorë. Filipçe vazhdon me informacione të përgjysmuara se në negociata të drejtpërdrejta janë siguruar 800,000 doza për tërë vitin 2021. Nuk ka detaje se kur dhe sa vaksina do të mbërrijnë -thonë nga VMRO-DPMNE.

Vaksinimi në vendet në rajon filloi në fund të dhjetorit, kur mbërritën dozat e para të vaksinës Pfizer. Autoritetet serbe njoftuan se të hënën presin një raund të dytë me rreth 19,500 doza, me të cilat 10 mijë qytetarë do të vaksinohen deri në fund të javës. Dërgesa e dytë me 25 mijë vaksina mbërriti të dielën në Bullgari. Kryeministri shqiptar Edi Rama njoftoi se ata ka siguruar Gjysmë milioni doza, nga të cilat 10,750 vaksinat e para do të mbërrijnë në javën e tretë të janarit dhe disa prej tyre do t’i dhurojnë Kosovës.

Vaksina Pfizer ruhet në frigoriferë në -70 gradë Celsius, e cila duhet të sigurohet në vend gjatë këtij muaji. Përparësi për vaksinimin pritet të kenë punonjësit shëndetësor dhe të gjithë të tjerët që janë në ballë të luftës kundër pandemisë, të ndjekur nga të sëmurët kronikë dhe të moshuarit.

Alsat

LEXO EDHE:

Back to top button