Muaremi: Përmbarimi problematik i pasurive të patundshme të Transmet
Muaremi: Përmbarimi problematik i pasurive të patundshme të Transmet
Pasuria e patundshme e kompanisë “Transmet” me vlerë rreth 7.5 milionë euro tashmë është në pronësi të shtetit, ndërsa pasuria e tundshme, e vlerësuar me vlerë të përafërt, ende nuk mund të kalojë në pronësi të shtetit”, tha në emision “Magazina Ekonomike” në Alsat, drejtori i Drejtorisë së Policisë Financiare, Arafat Muaremi.
“E diskutueshme është pasuria e tundshme e cila përfshin lloje të ndryshme automjetesh, makineri ndërtimi…me vlerësues të autorizuar thuhet se kap vlerën e gati shtatë milionë eurove. Me atë pronë shteti e ka problem me përmbarimin, gjegjësisht ta kalojë në emër të shtetit”, tha Muaremi. /Alsat.mk








