Mundësi e re e shkëlqyer për përdoruesit e kartelave të kreditit Diners Club!

Diners Club Maqedoni futi në përdorim një program të ri Cashback online, me të cilin anëtarëve të tij u mundësohet të rimburësojnë para në transaksionet e bëra në disa nga shërbimet më të njohura online.

Përdoruesit e kartelave të Diners Club mund t’i bashkohen Cashback programit në lidhjen e mëposhtme: https://dinerscashback.mk/sq dhe të kryejnë rimburësim të parave në transaksionet e bëra në Booking, Udemy, AliExpress, eBay, Rentalcars dhe shumë të tjera.

“Duke ndjekur trendet ndërkombëtare për operacionet me kartela, ne në mënyrë proaktive i përshtatim dhe i promovojmë produktet dhe shërbimet, kështu që zëvendësimi i programit ekzistues të besnikërisë me programin e ri Cashback, për ne është një hap logjik në pasurimin e përvojës së përdoruesit të anëtarëve tanë” – thonë nga Diners Club Maqedoni.

Në të njëjtën kohë, ekipi i Diners-it njofton se së shpejti do të ketë zgjerim të programit me dyqane të reja online, të huaja dhe vendase, ku anëtarët do të mund të bëjnë rimburësim të parave.

Si mbajtës i kartelës së parë të disponueshme të kreditit dhe pagesave në vend, Diners Club Maqedoni për më shumë se dy dekada u ofron anëtarëve të tij përfitime të shumta gjatë blerjes dhe fleksibilitet më të madh në menaxhimin e buxhetit të tyre personal.

Për të mësuar më shumë dhe për të aplikuar për kartelë Diners Club, vizitoni ueb faqen e tyre zyrtare.

LEXO EDHE:

Back to top button