“Mungesa e kujtesës afatshkurtër, s’mund të mbani mend mesazhe të thjeshta, të shkurtra, ose, të zgjidhni problem elementar matematikor – Çfarë ndodh me trurin tuaj?”

“Mungesa e kujtesës afatshkurtër, s’mund të mbani mend mesazhe të thjeshta, të shkurtra, ose, të zgjidhni problem elementar matematikor – Çfarë ndodh me trurin tuaj?”

Gazetare: Arta Sefadini

Uji është elementi themelor ndërtues në trupin tonë, 50 deri në 70 për qind të trupit tonë, përfaqëson ujë, pjesë përbërëse e të gjitha qelizave, lëngjeve dhe indeve në trupin tonë që qarkullojnë në enët e gjakut, jashtë qelizave ose në vetë qelizat, me atë që për nga përbërja, uji si material ndërtimi, shkruan Alsat.

Disa inde përmbajnë më shumë ujë, siç është truri, organet e brendshme, muskujt kurse dikush shumë më pak, siç janë dhëmbët, eshtrat etj.

Për trurin, uji është veçanërisht i rëndësishëm që të funksionojë.

Prof. Dr. Mirjana Dimovska në emisionin Pasqyra e Shëndetit thotë që: “Duhet të jemi të kujdesshëm sepse…i përmendëm në fillim efektet e zhvillimit kognitiv, efektet e trurit, truri dhe indet kanë nevojë për sasi të mjaftueshme uji, për shkak të mungesës së ujit, dehidrimit tek të moshuarit shkakton gjendje të quajtur “mjegullim intelektual” ose ngadalësim të rëndë mendor, por më e rëndësishmja është simptoma e parë, praktikisht mungesë të kujtesës afatshkurtër, s’mund të mbani mend mesazhe të thjeshta, të shkurtra që ju nevojiten, ose, për shembull, do të zgjidhni problem elementar matematikor më vështirë, domethënë do t’ju duhet më shumë kohë për ta zgjidhur atë detyrë, që në kushte normale për disa sekonda do ta zgjidhnit.”

Çfarë do të thotë kjo, për të gjithë ata që kanë probleme me kujtesën afatshkurtër, a duhet të pijnë më shumë ujë?

“Dëgjojmë se sidomos ne të moshuarat dhe gratë kur hyjmë në menopauzë, duam ta fajësojmë menopauzën për gjithçka, edhe për humbjen e kujtesës, por mendoj se edhe dehidrimi luan rol të madh në këtë. Andaj, edhe pse është herët për rekomandime në emision, por do të thosha 8- 9 gota ujë në ditë, pavarësisht dimrit apo verës, do të ishte sasia optimale ditore, konsumimi minimal ditor me atë që gjatë periudhave të nxehta në verë kur temperatura është vërtet e lartë, duhet të jetë më shumë, 3 deri në 3 litra e gjysmë në ditë sidomos për meshkujt, mos të flas për ata që punojnë jashtë siç janë punonjësit ndërtimor, policët e trafikut, personat e pastërtisë komunale, duhet të konsumojnë deri në 4 litra ujë në ditë.” – këshillon prof. Dimovska.

Pa ujë nuk ka jetë, është i domosdoshëm për mbijetesën tonë. Një person mund të qëndrojë 2-3 javë pa ushqim në kushte të caktuara, por pa ujë, veçanërisht kur moti është i ngrohtë vetëm disa ditë janë çështje jete ose vdekje. / Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button