Mungesë automjetesh e kontejnerësh, miliona euro borxhe: Sfidat e Higjienës Komunale të Shkupit
Gazetar: Avni Tahiri
Me gjashtëmbëdhjetë automjete funksionale që i kanë shërbyer të gjithë kryeqytetit në largimin e mbeturinave, ka funksionuar ndërmarrja e higjienës komunale kur drejtori i kësaj ndërmarrje Dragi Mitkovski, mori detyrën.
Sipas tij, gjendja ende nuk është në nivelin e duhur, pasi ndërmarrjes vazhdojnë t’i mungojnë automjetet e nevojshme. Shumë prej tyre janë jashtë funksionit për shkak të defekteve ose janë të amortizuara. Po ashtu, në terren ka mungesë të kontejnerëve, ndërsa një pjesë e madhe e atyre ekzistues janë në gjendje të rënduar dhe kërkojnë zëvendësim.
“Në këtë moment kemi nga 50 deri në 60 automjete në përdorim. Me vështirësi por mundohemi që ta mbajmë në nivel të kënaqshëm. Sigurisht që situata ideale është larg por japim gjithçka nga vetja që të kemi kontiunitet së paku në largimin e mbetjeve komunale.”tha; Dragi Mitkovski – Drejtor i NP “Higjiena Komunale” – Shkup
Në terren situata mbetët larg ideales, gjë që e pranon edhe drejtori Mitkovski, por shton se deri në muajin gusht pritët që të përmirësohet situata pas pranimit të rreth 3300 kontejnerëve të rinj dhe automjeteve për shërbimet e kësaj ndërmarrje.
”Shumë shpejt presim që të përmirësohet situata, pasi përfundoi procedura për dy automjete komunale si donacion nga Qyteti i Shkupit, dhe në muajit gusht duhet të arrijnë në ndërmarrje ndërsa deri në fund të muajit gusht do të duhet të porositen edhe 40 automjetet nëpërmjet ministrisë së transportit dhe lidhjeve, procedurat janë kryer dhe pritet dërgesa ndërsa deri në fund të muajit arrijnë 100 kontejner ndërsa deri në fund të gushtit pritet të arrijnë 3300 kontejner të ri tjerë.”tha; Dragi Mitkovski – Drejtor i NP “Higjiena Komunale” – Shkup
Ndërkohë, raporti i Entit Shtetëror të Revizionit për vitin 2024 ka evidentuar një sërë problemesh të thella financiare, teknike dhe organizative në Ndërmarrjen Publike të Higjienës Komunale të Shkupit. Sipas raportit, ndërmarrja ka borxhe prej rreth 12 milionë eurosh dhe vështirësi në arkëtimin e mbi 2 milionë eurove nga përdoruesit.
Revizioni ka gjetur parregullsi edhe në angazhimin e 354 punonjësve përmes agjencisë private pa plan vjetor punësimi, si dhe parregullsi në llogaritjen e pagave. Raporti rekomandon masa për stabilizimin financiar, modernizimin e parkut të automjeteve dhe përmirësimin e menaxhimit. /Alsat.mk








