Mungojnë inspektorët për zbatimin e masave anti-Kovid

Situata e krijuar nga pandemia ka shtuar fluksin e inspektimeve, ndërkohë që vitin e kaluar një numër i konsiderueshëm inspektorësh janë pensionuar. Në Inspektoratin e Tregut ky numër është më shumë se 30, ndërsa në atë të Punës më shumë se 20. Në këto dy Inspektorate ende ka vende vakante, sepse deri tani përmes sistematizimit janë punësuar vetëm 13 në njërin dhe 10 në tjetrin. Kryetarja e Këshillit Inspektues, Magdalena Filipovska -Grashkoska, thotë se masat e mara nga Qeveria për parandalim të përhapjes së pandemisë, kanë bërë që të lind nevoja për kontrolle shtesë, ndërkohë që në Inspektoratin Shëndetësorë janë të angazhuar vetëm 43 inspektorë në nivel republikan.

“Gjatë muajve të fundit ka pasur shumë vendime, që ishin në kompetencat e Inspektorateve, veçanërisht të disa shërbimeve inspektuese. Këto shërbime Inspektuese janë ballafaquar më shumë sfida për të mbrojtur shëndetin publik. Sigurisht që në rrethana të këtilla është i mirëseardhur çdo individ plus”, deklaroi Magdalena Filipovska -Grashkoska, kryetare e Këshillit Inspektues.
Në shumë inspektorate, numri inspektorëve aktiv është i vogël, ndërsa vendet bosh ende nuk janë plotësuar.

“Në dhjetor të vitit të kaluar hyri në fuqi ligji i ri për Mbikëqyrje Inspektuese në të cili parashihen kushte të reja. Për shembull, kushti për të marrë licencën që të munden në mënyrë të pavarur të kryejnë inspektime është ulur nga 5 vjet, në një vit. Është bërë lëshim më i madh në trajnimin praktik”, tha Magdalena Filipovska -Grashkoska, kryetare e Këshillit Inspektues.

Në vendin tonë për momentin janë të angazhuar 850 inspektorë. Ky numër do të përditësohet në fund të këtij viti, pasi të tjerë inspektorë do të pensionohen, ndërkohë që në proces e sipër është edhe sistematizimi në disa inspektorate të caktuara.

Evi Shkopi

LEXO EDHE:

Back to top button