Muriqi: Sfidat me Shqipërinë janë të veçanta

Sulmuesi Vedat Muriqi kaloi nga Fenerbahçe te Lazio në verë, por deri më tani nuk ka dhuruar shumë në fushën e lojës. Lojtari është rikthyer dhe te përfaqësuesja e Kosovës pas shumë diskutimesh që mungoi në ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut.

Dhe Kosova do të zhvillojë të mërkurën prej orës 16:00 sfidën kundër Shqipërisë. Një vëllazërore që e tillë mbetet dhe për Muriqin, pasi sulmuesi e konsideroi si shumë të veçantë në një postim në “Facebook”.

Jam i lumtur që pas një kohe të gjatë, nesër do të jem në fushën e blertë. Gjithmonë përballjet më të veçanta janë ato me Shqipërinë, edhe pse zyrtarisht quhet ndeshje miqësore”, – tha sulmuesi i Lazios.

LEXO EDHE:

Back to top button