Musk është sërish njeriu më i pasur në botë

Elon Musk është sërish në krye të listës së njerëzve më të pasur në botë nga Bloomberg

CEO i Tesla u rrëzua nga vendi i parë nga Bernard Arnault, CEO i konglomeratit të markave luksoze franceze LVMH, në dhjetor, duke e lënë Musk në vendin e dytë në listë për më shumë se dy muaj.

Që nga dita e djeshme, rritja e aksioneve të Tesla e ka kthyer Musk në krye të indeksit të miliarderëve në kohë reale, raporton CNN.

Pasuria neto e Musk ishte rreth 187.1 miliardë dollarë pasi tregu u mbyll të hënën, sipas Bloomberg, duke tejkaluar 185.3 miliardë dollarët e Arnaud.

Aksionet e Tesla (TSLA) ranë ndjeshëm vitin e kaluar për shkak të blerjes problematike të Twitter nga Musk dhe një rënie më të gjerë në tregun e teknologjisë, por stoku i prodhuesit të automjeteve elektrike që atëherë është rritur.

Musk mban titullin e njeriut më të pasur në botë, por gjithashtu mban rekordin për pasurinë më të madhe të humbur nga dikush në histori.

Në fund të vitit të kaluar, Musk u bë personi i parë që humbi 200 miliardë dollarë, pasi pasuria e tij neto ra nga rreth 340 miliardë dollarë në nëntor 2021 në 137 miliardë dollarë në dhjetor 2022.

LEXO EDHE:

Back to top button