Musk: Twitter e dinte që Trump nuk i shkeli rregullat

Një dokument zbulon se punonjësit e Twitter ishin të vetëdijshëm se ish-presidenti amerikan nuk kishte thyer rregullat

Twitter e pezulloi përgjithmonë Donald Trump në ditët pasi turma e 6 janarit sulmoi Kapitolin, edhe pse punonjësit pranuan se nuk kishin asnjë arsye legjitime për të ndaluar presidentin e atëhershëm të SHBA-së, sipas memove të brendshme të zbuluara nga gazetari Barry Weiss.

Mesazhet e dërguara mes punonjësve të Twitter u bënë publike mbrëmë falë Weiss. I quajtur Twitter Files, ky është grupi i pestë i dokumenteve që dalin në dritë.

“Nën presionin e qindra aktivistëve të punonjësve, Twitter e fshiu Trumpin… edhe pse ata vetë ishin të vetëdijshëm se ai nuk kishte thyer rregullat”, ka shkruar Elon Musk.

Megjithatë, qindra punonjës të Twitter dërguan një letër të nënshkruar në Washington Post duke i kërkuar drejtorit të atëhershëm të Twitter, Jack Dorsey që të ndalonte Trumpin, gjë që ai e bëri.

 

LEXO EDHE:

Back to top button