“Na ndihmoni të mundim Rusinë,” Ukraina thirrje qytetarëve: Largohuni nga vendi që të kursejmë energji

“Na ndihmoni të mundim Rusinë,” Ukraina thirrje qytetarëve: Largohuni nga vendi që të kursejmë energji

Ukrainasit duhet të marrin në konsideratë largimin nga vendi për të kursyer energjinë, ka thënë kreu i firmës më të madhe private të energjisë në Ukrainë, sipas The Guardian.

Sulmet me raketa ruse kanë dëmtuar sistemin energjetik të Ukrainës, me autoritetet që paralajmërojnë se Kievi mund të përballet me mbylljen e rrjetit të energjisë elektrike me fillimin e dimrit.

Në një intervistë për BBC, Maxim Timchenko, shefi ekzekutiv i firmës energjetike DTEK, tha se sistemi elektrik i Ukrainës po dëmtohet gjithnjë e më shumë nga sulmet ruse.

“Reduktimi i konsumit të energjisë elektrike është çelësi për ta mbajtur atë në punë, tha Timchenko.

“Nëse ata mund të gjejnë një vend alternativ për të qëndruar edhe për tre ose katër muaj të tjerë, do të jetë shumë e dobishme për sistemin  energjetik.

Ai tha se ukrainasit duhet ta cilësojnë largimin nga vendi si një mënyrë për të ndihmuar vendin e tyre të fitojë luftën kundër Rusisë.

“Nëse konsumoni më pak, atëherë spitalet me ushtarë të plagosur do të kenë furnizim të mjaftueshëm me energji elektrike.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se rreth 10 milionë njerëz vuajnë tashmë nga mungesa e energjisë elektrike.

LEXO EDHE:

Back to top button