Nafta dhe bujqësia: Pritje për stabilizim dhe prodhim më të lartë, pa ndikim të madh në sektor

Gazetare: Fatlume Dervishi

Përdorimi i derivative të naftës si pjesë e procesit të prodhimtarisë bujqësore është më i ulët në pranverë, prandaj ministri i Bujqësisë Cvetan Tripunovski nuk pret ndikim serioz te bujqësia nga rritja e çmimit. Ai thotë se edhe gjatë këtij viti do të vazhdojë masa “nafta e gjelbër” që u shpërndahet bujqëve për punën e tyre.

“Nëse vazhdon rritja, ne si qeveri e ndjekim gjendjen me rritjen e çmimit të derivateve të naftës megjithatë shpresoj se kjo situatë do të stabilizohet dhe gjatë aktiviteteve më të mëdha në fusha, gjatë korrjes, etj., të ketë stabilizim të çmimit të derivateve të naftës dhe nuk do të ketë sulm serioz në prodhimin bujqësor,” deklaroi Cvetan Tripunovski, ministër i Bujqësisë.

Tripunovski në intervistë për Alsat tha se qeveria është e interesuar për rritje të sasisë së prodhimeve bujqësore e cila do të sjellë edhe uljen e çmimit të produkteve ushqimore në treg. Sipas tij, kushtet klimatike dhe ngricat pranverën e kaluar kanë ndikuar në çmime më të larta të disa frutave në verë.

“Logjika ekonomike është që kur keni prodhim të ulët, edhe çmimi të jetë më i lartë. Por, kur të keni sasi të mjaftueshme të prodhimit bujqësor, çmimi të korrigjohet dhe të ulet. Prandaj ne stimulimin që ua japim bujqve, për të cilin flet dhe statistika që imputet në prodhimet vendore janë ulur që do të thotë se shpenzimet për disa produkte bujqësore janë ulur kurse prodhimi final është rritur, kur arrihet sasia e prodhimeve vendore, sigurisht se do të ketë edhe korrigjim të çmimeve,” tha Cvetan Tripunovski, ministër i Bujqësisë.

Tripunovski zotohet se bujqit do të mbështeten për t’u pajisur me mjete që do t’i mbrojnë produktet e tyre nga ndryshimet klimatike si rrjetet mbrojtëse, sistemet kundër ngricave, sistemeve të ujitjes, etj., duke i bashkëfinancuar. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button