Nagelsman refuzon të flet për transferimin e Rudigerit

Trajneri i Bajern Munihut, Julian Nagelsmann ka refuzuar të flas lidhur me transferimin e mundshëm të yllit të Çellsit, Antonio Rudiger. Bajerni është në kontakte me agjentin e gjermanit dhe e do vitin tjetër si agjent të lirë. Nga ana tjetër Çellsi shpreson ta bind 28-vjeçarin të rinovojë, derisa edhe PSZH dhe Real Madrid janë duke vëzhguar situatën. Pavarësisht spekulimeve, Nagelsman nuk ka konfirmuar ose mohuar interesimin për Rudigerin.

“Nuk flas për lojtarët që janë me kontratë të klubet tjera, jemi jashtë afatit kalimtar. Është gjerman, është duke përformuar mirë. Tomasi, e ka ndihmuar të arrijë nivelin më të mirë”, deklaroi mes tjerash Nagelsman.

Ndërkohë, vendimi përfundimtar do t’i takojë gjermanit, që tani është ndër lojtarët kyç në “Stamford Brixh.”

LEXO EDHE:

Back to top button