Napoli, futbollistët me test negativ për “Covid 19”

Të gjithë lojtarët e Napolit kanë dalë negativ në testimin e parë për “COVID-19”. Lojtarët e kësaj skuadre janë testuar negativ për “COVID-19”, pas ndeshjes me Xhenoan, me të cilën u takuan në fundjavë dhe Xhenoa konfirmoi 14 raste me “COVID-19”.

Sipas komunikatës së Napolit, në testimin e parë të gjithë lojtarët kanë qenë negativ, dhe një testi të ri për “COVID-19”, ata do t’i nënshtrohen gjatë ditës së nesërme. Në xhiron e ardhshme në Serie A, Napoli takohet me Atalantën. Është një lajm i mirë për Maqedoninë dhe Kosovën, pasi që Amir Rahmani dhe Elif Ellmasi janë pjesë e skuadrës italianed dhe do të jenë gati për sfidën e 8 tetorit në SHkup. 

Lajmet e fundit thonë se Goran Pandev ka rezultuar negativ dhe e njëjta vlen edhe për Vedat Muriqin. 

LEXO EDHE:

Back to top button