Shqipëri, 131 raste të reja me COVID-19 dhe 3 viktima

Në Shqipëri janë regjistruar 131 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit nga covid-19.

Ndërsa janë kryer 842 testime dhe janë konfirmuar 131 të prekur me virusin Sars-Cov2 në këto bashki :
49 raste në Tiranë, 16 në Durrës, 8 në Elbasan, 7 në Shijak, 6 në Korçë, nga 5 raste në Kukës, Berat, nga 4 raste në Shkodër, Krujë, Fier, 3 raste Malësi e Madhe, nga 2 raste në Kurbin, Lezhë, Has, Vlorë, Përmet, Dibër, Klos, Patos, nga 1 rast në Kavajë, Pogradec, Sarandë, Delvinë,

Në 24 orët e fundit 115 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid19 duke e çuar numrin e të shëruarvë në 7847 që nga fillimi i epidemisë.

LEXO EDHE:

Back to top button