Napoli “stop” tifozëve të Aintraht Frankfurtit

Tifozët e Frankfurt nuk do të mund të ndjekin skuadrën e tyre në ndeshjen e kthimit përballë Napolit në “Maradona Stadium”, ndeshje e vlefshme për raundin e dytë të 1/8 të Ligës së Kampioonëve, e cila është planifikuar më 15 mars.

Klubi gjerman e komunikoi këtë me një shënim zyrtar. Ndalimi ka të bëjë për 2.700 bileta të cilat janë të rezervuara për sektorin e mysafirëve. Sipas rregullores së UEFA-s, tifozët e Frankfurt kanë të drejtën e tyre për të blerë këto bileta. Nuk dihet ende cila është arsyeja e Napolit për këtë vendim dhe nëse ditët në vijim UEFA do të reagojë.

LEXO EDHE:

Back to top button