NATO: Putin e di se nuk mund të fitojë kurrë një luftë bërthamore

NATO: Putin e di se nuk mund të fitojë kurrë një luftë bërthamore

Rusia e di se nuk mund ta fitojë kurrë një luftë bërthamore, tha në një deklaratë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në Samitin e Ministrave të Mbrojtjes të Aleancës në Bruksel.

I pyetur në lidhje me kërcënimet e Moskës për përdorimin e armëve bërthamore, Stoltenberg vuri në dukje se NATO është një aleancë mbrojtëse dhe do të përpiqet të parandalojë  konfliktin, për të parandaluar një luftë bërthamore.

“Kjo është arsyeja pse ne kemi forcuar mbështetjen ndaj Ukrainës, për t’i dërguar një mesazh të qartë Rusisë se ne do të mbrojmë të gjithë aleatët”tha ai.

“Ne po monitorojmë nga afër qëndrimin e Rusisë në lidhje me  përdorimin e armëve bërthamore, nuk kemi parë ndonjë ndryshim, por mbetemi vigjilentë sepse kërcënimet dhe retorika nga Rusia janë të rrezikshme”, theksoi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

Në lidhje me përfshirjen e Bjellorusisë, ai vuri në dukje se Lukashenko duhet ti japi fund mbështetjes së Rusisë për sa i përket luftës.

LEXO EDHE:

Back to top button