Naumovski: Zgjerimi aktualisht nuk është prioritet i BE-së

Për ish-zëvendëskryeministrin për çështje evropiane, Vasko Naumovski, është shumë optimiste të presësh që vendi të fillojë konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në deri në fund të këtij viti. Siç vlerësoi ai në emisionin “360 Gradë” në Alsat, prioritet i BE-së në këtë periudhë nuk është zgjerimi.

Në qoftë se nuk ka një pozicion të njëjtë të të gjitha vendeve anëtare, nuk mund të presim ndonjë hap përpara. Dhe, siç shohim në thelb, nga ajo që u përmend nga Komisioneri, që aktualisht ne kemi një situatë ku shumica e vendeve janë në favor për fillimin e negociatave, por nevojitet konsensusi i plotë. Në këtë periudhë, mendoj se do të ishte shumë optimiste të presim të ndodhë deri në fund të këtij viti. Fatkeqësisht, jo vetëm në rastin e Maqedonisë dhe Shqipërisë, mendoj se jemi në një periudhë kur BE nuk ka zgjerimin si një nga prioritetet e saja kryesore,” tha Naumovski.

LEXO EDHE:

Back to top button