Petkovski: Nyjën në Bullgari mund ta zgjidh vetëm një qeveri politike

Nyja në Bullgari në lidhje me problemin me Maqedoninë mund të zgjidhet vetëm nga një qeveri politike me mandat për atë çështje, tha në emisionin “360 Gradë” në Alsat, analisti politik dhe ekspert i situatës në BE , Lupço Petkovski. I pyetur nëse presidenti aktual bullgar Rumen Radev mund të pritet të jetë njeriu nga i cili mund të pritet ndonjë angazhim, Petkovski tha:

Nuk e besoj. Piketat janë rritur deri atë pikë dhe atmosfera në shoqëri është helmuar deri në atë pikë sa mendoj se një nyjë e tillë mund të zgjidhet vetëm nga një qeveri e fortë politike e mandatuar për ta zgjidhur këtë, kështu që nuk besoj se do të ketë ndonjë përparim. Praktikisht është e pamundur … për sa kohë që Bullgaria nuk ka  qeveri politike,” tha Petkovski.

LEXO EDHE:

Back to top button