NBA, fitore për L.A.Klipers dhe Atlantën

Skuadrat e Atlanta-s dhe Los Anxhelos Klipers, kanë eprsi 3-2 në fitore në sfidat e plej offit në NBA. Atlanta në sfidën e 5-të, arriti që të mposht Filadelfinë me rezultat 109-106. Më meritor për fitoren ishin Jong me 39 pikë dhe Kolins me 19 pikë. 37 pikë të shënuar nga Xho Embiid nuk ishin të mjaftueshmë për të ndaluar disfatën për Filadelfinë.

Me këtë fitore, Atlanta avancon 3-2 në serinë e “Play Off-it” dhe ka nevojë vetëm për një fitore për të arritur finalen në Konferencën Lindore.

Ndërkohë në gjysmëfinalen e Konferencën Perëndimore, Los Anxhelos Klipers shënoi fiore në sfidën e 5-të, duke mundur Juta Xhazin me rezultat 119-111. Poll Xhorxh ishte më meritor për fitoren e skuadrës nga Los Anxhelos, pasi që realizoi 37 pikë. Te skuadra e Juta Xhazit u dallua Bogdanoviç me 32 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button