NBA regjistron rekord të ardhurash, dy vite pas pandemisë

Komisioneri i NBA-së, Adam Silver, në konferencën e përvitshme të mbylljes së sezonit (2021-2022), ka bërë me dije se të ardhurat e gjeneruara këtë vit kanë arritur shifra rekord.

“Numrat më kanë befasuar në një farë mënyrë, pasi kanë tejkaluar parashikimet tona. Fitimet kanë kaluar shifrën e 10 miliardë dollarëve dhe natyrisht që ky është një rekord për NBA. Mendoj se kjo shumë është e jashtëzakonshme kur mendon se vinim nga një periudhë e vështirë, se ku ishim dy vite më parë”, tha më tej Adam Silver.

 

Golden State Warriors guard Stephen Curry, center, celebrates with teammates as he holds the Bill Russell Trophy for Most Valuable Player after the Warriors beat the Boston Celtics in Game 6 to win basketball’s NBA Finals, Thursday, June 16, 2022, in Boston. (AP Photo/Steven Senne)

 

“E ardhmja e këtij sektori ishte në dyshim, kryesisht për shkak të pandemisë, që vuri në dilemë shumë gjëra. Por edhe të personave që pyesnin nëse kishin ende dëshirë të vazhdonin të mblidheshin në stadium për të parë ndeshjet. Ne e përmbushëm në mënyrën më të mirë të mundshme misionin tonë”, tha Silver.

 

Golden State Warriors guard Stephen Curry (30) drives to the basket ahead of Dallas Mavericks guard Luka Doncic (77) during the second half of Game 3 of the NBA basketball playoffs Western Conference finals, Sunday, May 22, 2022, in Dallas. (AP Photo/Tony Gutierrez)

 

NBA pati një rënie drastike të të ardhurave në sezonin 2019-2020, i ndërprerë në mes dhe rinisur në formë grumbullimi në Orlando.

Sezoni 2020-2021 nisi i cunguar me ndeshje dhe stadiume bosh, që gradualisht u hapën pjesërisht. Ndërsa sezoni i fundit riktheu normalitetin dhe kjo u pa te të ardhurat, që kapën shifrën rekord.

 

 

 

“Pas këtij sezoni dhe duke parë të ardhurat, ne jemi besimplotë se në vitet që pasojnë të ardhurat do të rriten me 30% krahasuar me sezonin që sapo mbyllëm. Ne shohim gjithnjë me optimizëm përpara”, u shpreh Adam Silver.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button