Azet dhe Zuna publikojnë bashkëpunimin e ri “Karussell”

Azet dhe Zuna publikojnë bashkëpunimin e ri “Karussell”

Artisti me origjinë nga Kosova, Azet ka publikuar bashkëpunimin e radhës.

Këtë herë ai ka bashkëpunuar me reperin gjerman me përudhje libaneze, Zuna, me të cilin numëron edhe disa projekte të tjera.

Kënga e dyshes mban titullin “Karussell” dhe është realizuar edhe nga ana vizuale, ku ata shfaqen pranë disa femrave joshëse dhe teksa shijojnë një jetë luksoze.

Foto: Azet/Instagram

Projekti i dy artistëve është prodhim i kompanisë SBS Entertainemt nën menaxhimin e të cilëve është Azet teksa miksimi dhe masterizimi nga Sir Jai.

Theksojmë që Azet përveç në trojet shqiptare gëzon famë dhe suksese edhe në ato gjermanë-folëse.

Reperi njihet edhe për bashkëpunimet e shumta me artistët shqiptarë, i fundit është “Tequila” që e solli në duet me reperen Tayna.

Ndryshe, Azet dhe Zuna janë në mesin e artistëve që prite të performojnë në “Sunny Hill Festival” që mbahet nga 4 deri më 7 gushtë në parkun e Gërmisë në Prishtinë.

LEXO EDHE:

Back to top button