Ndalohet një 26 vjeçar nga Shkupi, konfiskohen 10 kilogram kokainë në makinën e tij

Ndalohet një 26 vjeçar nga Shkupi, konfiskohen 10 kilogram kokainë në makinën e tij

Policia ka sekuestruar rreth 10 kilogramë kokainë të fshehur në një automjet dhe ka privuar nga liria shoferin. Në fshatin Koliçan i Epërm, në rajonin e Shkupit nëpunësit policorë nga Njësiti për Tregti të Palejuar ndaluan një automjet “BMW X5” me targa të Shkupit, i drejtuar nga I.E. 26 vjeçar, për të cilin ekzistonin dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale. Automjeti u sekuestrua për kontrolle të mëtejshme. Pas sigurimit të urdhrit gjyqësor dhe në koordinim me Departamentin kundër Krimit të Organizuar dhe të Rëndë, si dhe Drejtorinë e Doganave gjatë bastisjes në automjet u gjetën dhe u sekuestruan rreth 10 kilogramë kokainë, të fshehura në një bunker të improvizuar në pjesën e poshtme të automjetit. I dyshuari është arrestuar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button