Ndalohet një shofer nga Ohri, goditi dy këmbësorë me makinë prej të cilëve njëri ndërroi jetë
Ndalohet një shofer nga Ohri, goditi dy këmbësorë me makinë prej të cilëve njëri ndërroi jetë
Gazetar: Miki Trajkovski
Një 44-vjeçare u përplas për vdekje në trotuar në Ohër, ndërsa 52-vjeçari që ishte me të pësoi lëndime të rënda trupore, shkruan Alsat.
Aksidenti ndodhi kur një makinë e drejtuar nga një 22-vjeçar nga rajoni i Prilepit, me qëndrim në Ohër, duke lëvizur me shpejtësi të madhe, humbi kontrollin, goditi një shtyllë metalike dhe më pas të dy këmbësorët, të cilët po ecnin përgjatë bulevardit Turistik.
“Një grua në moshën 44 vjeç u soll në gjendje të rëndë. Kolegët kanë bërë menjëherë reanimim edhe atë disa herë, por pa sukses. Janë sjellë persona të tjerë te të cilët janë konstatuar dëmtime të lehta ”, tha Hari Shokaroski – Drejtor i Spitalit Shën Erasmus.
Ministria e Brendshme thotë se në automjetin me targa të Ohrit ishte edhe një 19-vjeçari. Ndërsa drejtuesi i makinës nuk kishte patentë shoferi dhe është e sigurt se ai do të marrë masën e paraburgimit.
“Sot, me urdhër të Prokurorit Publik, SPB Ohër e privoi shoferin 22-vjeçar të makinës dhe do të ngrihet kallëzim penal kundër tij në përputhje me nenin 300 të Kodit Penal, vepra të rënda kundër sigurisë në komunikacion”, u shpreh Stefan Dimovski-Zëdhënës i SPB-Ohër.
Qytetarët thonë se nuk ndihen të sigurt kur ecin në trotuare.
“Shenjat e trafikut nuk respektohen dhe këmbësorëve nuk u jepet përparësi. Dikush ndalet e dikush jo. Disa ngasin shpejt”, tha njw qytetar.
“Nuk mund të jemi të sigurt kur ngasin makinën shumë shpejt. Policia duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje”, u shpreh njw qytetar.
“Çështja ka të bëjë edhe me vëmendjen më të madhe të shoferëve, se si ata sillen në rrugët, por edhe me njerëzit, duhet të kujdesemi dhe të përqendrohemi se kush si lëviz në rrugë”, theksoi njw qytetar.
“Në këtë kohë, askush nuk është i sigurt. Është koha të jetojmë kështu, duhet të pajtohemi me ato gjëra. A do të thotë kjo se edhe lëvizja në trotuar bëhet e pasigurt? Edhe në trotuar. Njëri mblodhi pesë ose gjashtë njerëz në trotuar në rrugën Jane Sandanski”, tha ndwr tw tjera njw qytetar.
Vendi ku ndodhi aksidenti është mjaft i frekuentuar, afër ka dy shkolla fillore./ Alsat.mk








