Ndërprerje e ujit në lagjen Gjorgje Petrov
Për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit në rrugën “Luka Gerov” nr.38, sot pa ujë do të mbeten disa vendbanime në komunën e Gjorgje Petrovit.
Siç informojnë nga NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi, Shkup, ndërprerje në furnizimin me ujë nga ora 08:30 do të kenë banorët e lagjeve Dame Gruev, Novo Sello, Vollkovë, Stopanski Dvor, Kisella Jabuka, Orman dhe Nikishtan.
Furnizimi me ujë do të jetë i ndërprerë deri në përfundimin e sanimit të defektit.








