Ndërroi jetë ish deputeti, Amdi Bajram

Ndërroi jetë ish deputeti Amdi Bajram. Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar nga partia e tij, Aleanca e Romëve të Maqedonisë. Burime të njëjta bëjnë të ditur se Bajram ka ndërruar jetë si pasojë e një sulmi kardiak, ndërsa së fundi është testuar edhe për Covid-19. Rezultati nga tamponi i marrë nuk dihet akoma, por ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe njoftoi se ish deputeti Bajram ka një kohë të gjatë që ka vuajtur nga disa sëmundje kronike. Amdi Bajram ka qenë deputeti i parë rom në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut i cili për herë të parë në ligjvënës përfaqësoi komunitetin rom në vitin 1994. Ishte i burgosur mbi dyshimet për keqpërdorime, ndërsa para koalicionit me LSDM-në njihej si mbështetës i pushtetit të VMRO-DPMNE-së kur në krye të saj ishte Nikolla Gruevski. Në mandatin e kaluar Bajram dhe subjekti i tij kanë mbështetur ligjet reformuese, ndryshimet kushtetuese dhe referendumin e vitit 2018.

LEXO EDHE:

Back to top button