Ndërron jetë një nga të akuzuarit për tragjedinë në Koçan, Prokuroria paralajmëron autopsi
Prokuroria Publike ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë Ljupço Gërnçishtanov, një nga të akuzuarit në procesin gjyqësor për tragjedinë në Koçan për veprën penale “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”. Gërnçishtanov ka ndërruar jetë pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore në shtëpinë e tij, ndërsa Prokuroria në Shkup ka paralajmëruar autopsi për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Ai kishte qenë për shumë vite inspektor i përgjithshëm në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe ishte një nga të akuzuarit në procesin gjyqësor për zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan, ku në vitin 2025 humbën jetën 63 persona dhe mbi 200 u plagosën. /Alsat.mk








