Ndërtimet pa leje, komunat kërkojnë më shumë kompetenca

Parandalimi i ndërtimeve pa leje, do të jetë më efikas kur përveç pushtetit qendror edhe Qyteti i Shkupit dhe komunat të kenë kompetenca dhe institucione përkatëse për kontrollin dhe prishjen e objekteve pa leje. Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, thotë se pret që të miratohet ligji për formimin e policisë komunale dhe marrjes së një pjesë të kompetencave ndaj ndërtimeve pa leje.

“Ekziston vullnet politik për formimin e policisë komunale të Qytetit të Shkupit, teksti ligjor është gati dhe pres që së shpejti do të fillojë të miratohet ligji me qëllim që kur të hyjmë në mandatin e ardhshëm, vitin e ardhshëm të mundemi me llojin e atillë të institucionit të mund të bëjmë mes të tjerash edhe kontrollin e ndërtimeve pa leje”, deklaroi Petre Shilegov, qyteti i Shkupit.

Kryetari i Komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq, thotë se deri më tani në këtë komunë kanë larguar një sërë objektesh pa leje. Paralajmëron edhe prishjen e të tjerave.

“Tani do të kemi prishje të tjera, kemi ndarë rreth 13 milion denarë për largim të objekteve dhe mendoj se ky është rekord. Do të publikohen vendimet e mara për këto objekte. Por për ne me rëndësi është të ketë përfundim edhe juridik, të mos ndodh vetëm që ta prishni objektin e pastaj të zvarriteni nëse do të paguajnë ose nuk do të paguajnë. Patjetër dikush të mbajë përgjegjësi pse i është kujtuar të fillojë të ndërtojë pa leje”, tha Sasha Bogdanoviq, Komuna Qendër.

Sipas raportit të Entit Shtetëror të Statistikave, vetëm vitin e kaluar në të gjithë vendin janë ndërtuar 866 ndërtime pa leje, pjesa më e madhe e të cilave, 153 në kryeqytet. Ditë më parë Inspektorati shtetëror për ndërtim i ka dorëzuar Qeverisë raport në të cilin, ka konstatuar se në pesë objekte në Çarshinë e Vjetër të Shkupit ka parregullsi në ndërtime dhe rikonstruktime të objekteve. Mirëpo Qeveria ende nuk e ka shqyrtuar këtë raport.

Mefail Ismaili

LEXO EDHE:

Back to top button