Ndërtimit të autostradës Kërçovë-Ohër nuk i shihet fundi

Edhe shtatë vjet nga fillimi i ndërtimit të autostradës Kërçovë-Ohër, vetëm gjysma e punës ndërtimore ka përfunduar. Vetëm 55 për qind e itinerarit të ri të ridizajnuar është gati. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski nuk ka përgjigje për atë se, kur do të kompletohet autostrada plotësisht. Ai thotë se nuk dëshiron të përmendë data specifike, megjithëse bind se dinamika e ndërtimit është me një ritëm të përshpejtuar.

“Ne do të vazhdojmë të heqim të gjitha pjesët e tjera ku duhet të bëhet shpronësimi, dhe të vazhdojmë me dinamikë edhe më të fortë atje. Gjërat po shkojnë mirë drejt realizimit të këtij projekti”, deklaroi Blagoj Boçvarski, Ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Lidhur me kritikat në raportin e fundit të Komisionit Evropian se realizimi i investimeve kapitale është shumë i ulët këtë vit, Boçvarski thotë se faji për këtë qëndron te pandemia, qeveria teknike dhe zgjedhjet. Që nga gushti, realizimi i investimeve kapitale është në nivelin prej 30 deri 40 për qind. Pavarësisht krizës, autoritetet nuk heqin dorë nga parashikimet fillestare, që deri në fund të vitit realizimi do të jetë në një nivel të lartë dhe do të jetë mbi 80 për qind e asaj që ishte planifikuar. Ndërkohë, ndërtuesit në takimin e sotëm me ministrin thanë se planifikojnë të investojnë një miliard euro në tre vitet e ardhshme.

“Ne jemi të gatshëm të financojmë gjithçka në një kohë krize, në mënyrë që të kemi lëvizje shtesë, sepse ne si sektor ndërtimi po lëvizim 26 degë industriale shtesë”, tha Ivica Jakimovski -Kryetar i Odës së Ndërtimtarisë në LOE.

Sidoqoftë, që të ndodhë kjo, ndër të tjera, ndërtuesit kërkojnë përfundimin e moratoriumit të ndërtimit në disa prej komunave, por edhe përshpejtimin e miratimit të planeve të detajuara urbanistike në komunat ku procedura tashmë ka filluar.

Ile Petrevski

LEXO EDHE:

Back to top button