Ndihma prej 6 000 denarësh, bankat kërkojnë azhurnimin e të dhënave

Qytetarët që janë në listën për marrjen e ndihmës shtetërore prej gjashtë mijë denarësh, nëse nuk i përditësojnë të dhënat në bankë deri të premten, mund të mbeten pa para. Bankat kanë për obligim në 26 dhjetor t’i kthejnë në buxhet paratë nga kjo pako, të cila nuk do të përfundojnë në llogaritë e qytetarëve deri më 25 dhjetor. Ky rregull nuk është theksuar qartë nga Qeveria deri më tani, por është publikuar në faqet e internetit të të gjitha bankave tregtare. E njëjta gjë vlen për qytetarët që nuk kanë llogari transaksioni në banka nga ku duhet të tërheqin ndihmën.

Është e nevojshme të hapni llogari transaksioni deri më 25 dhjetor 2020, ose të azhurnoni të dhënat personale në Bankë në mënyrë që të jeni në gjendje ta merrni ndihmën financiare nga Qeveria. Nëse të dhënat nuk azhurnohen, fondet nga mbështetja financiare nuk do të alokohen në llogarinë e tyre, dhe në përputhje me dispozitat e Ligjit do të kthehen në llogarinë e Qeverisë së RMV-së” -njoftojnë nga Bankat tregtare.

Qytetarët që kanë llogari të bllokuara nga cilëndo bankë duhet të hapin llogari të re për paratë që do t’ju transferohen. Përmbaruesit nuk mund në asnjë rast të kenë qasje në këto gjashtë mijë denarë, pra Bankat nuk duhet dhe nuk kanë të drejtë të transferojnë gjashtë mijë denarë për pagimin e borxheve përmbaruesve ose kësteve mbetura për detyrimet e kredive. Listat e prindërve të vetëm, artistëve, dhe artistëve të estradës ende pritet të shpallen në mënyrë që kjo kategori e qytetarëve të mund të marrë mjetet. Qeveria siguron që kjo kategori e qytetarëve do t’i marrë paratë deri në fund të javës.

Andrea Cobanova

LEXO EDHE:

Back to top button