Ndihma prej 6000 denarëve, hiqet dorë nga plani “blej produkte vendore”

Shumën prej gjashtë mijë denarë qytetarët në vend të produkteve vendore, do të mund ta shpenzojnë për çfarë të duan. Alsat mëson se paratë e ndara mund të tërhiqen në dorë në bankë ose në aparatin për tërheqjen e parave dhe me to mund të paguajnë fatura ose të blejnë produkte nga prodhues të ndryshëm. Nga Qeveria nuk u përgjigjën konkretisht pyetjeve pse dështoi masa “Blej produkte vendore” e dedikuar vetëm për produktet vendore me qëllim të nxitjes financiare të prodhuesve vendore.

Qëllimi ynë është që askush të mos lihet anash, këto janë fonde të destinuara për kategori të ndjeshme të qytetarëve të cilët kanë nevojë t’i ndihmojnë që ta kapërcejnë krizën -njoftojnë nga Qeveria e RMV-së.

Kur u promovua ndihma prej 6000 mijë denarëve, Qeveria njoftoi se me këto para mund të blihen produkte vendore pa të drejtë tërheqjeje në dorë.

Nga llogaria e transaksionit përmes kartës debitore që e kanë, do të jenë në gjendje të bëjnë pagesa, gjegjësisht pagesa në tregje, në llogarinë fiskale ka evidencë se cilat produkte hyjnë në kartelën pagesore. Do të thotë, Qeveria do të dijë sa nga fondet janë realizuar për këtë qëllim për produkte me prodhim vendor – tha Fatmir Besimi- ministër i financave.

Nuk dihet se kur është ndryshuar mënyra e shpenzimit të parave. E as pse Qeveria nuk i ka informuar qytetarët se do të mund t’i tërheqin paratë nga llogaritë e tyre. Sipas informacioneve tona, ndihma duhet të depozitohet nesër nëpër llogaritë e transaksioneve të prindërve të vetëm, fëmijëve pa prindër, pensionistëve dhe punëkërkuesve pasiv. Sot skadon afati i fundit për dorëzimin e ankesave të qytetarëve të cilët, megjithëse i plotësojnë kushtet, nuk janë gjetur në listë. Ankesat mund të dorëzohen në faqen e internetit “Blej produkte vendore”. Kjo masë përfshin rreth 300 mijë qytetarë kurse nga buxheti janë ndarë 27.6 milion euro.

Andrea Cobanova

LEXO EDHE:

Back to top button