Tërhiqet ligji për politikë të jashtme

Partitë e shumicës parlamentare do të konsultohen me ekspertët për përmbajtjen e ligjit për punën të jashtme pas tërheqjes së tij nga procedura parlamentare. Vendimi u mor pas paralajmërimit të opozitës se do të bllokoj miratimin e tij përmes dorëzimit të qindra amendamenteve. Ajo kundërshton ligjin për shkak të dispozitës që i lejon diplomatëve të kenë edhe nga dy nënshtetësi. Propozimi parashikonte që diplomati që ka dy shtetësi të mos emërohet në vendin e të cilit posedon shtetësinë.

 “Me këtë ligj kishim për qëllim të bëjmë përjashtim, ata që kanë shtetësi të dyfishtë të mos jenë ambasador në shtetet ku e kanë shtetësinë e dytë. // Në periudhën e ardhshme do të bëjmë konsultime, posaçërisht me ekspertë të së drejtës kushtetuese, të shohim çka do të thotë ajo dy shtetësi edhe do të mendojmë në drejtim të asaj nëse do të mundet të kemi pozitë shtetërore nëse kemi shtetësi të dyfishtë. Kështu që nuk kemi problem me këtë çështje vetëm se të bëjmë konsultime që të mos bëjmë diçka në kundërshtim me Kushtetutën’ deklaroi Jovan Mitrevski, LSDM.

 Ndërsa deputeti i BDI-së Arbër Ademi shpreson se së shpejti do të arrihet gjuhë e përbashkët me opozitën.

Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha partitë parlamentare dhe mendoj se me një qasje të këtillë do të mund të arrijmë deri tek de bllokimi i propozim ligjeve që janë në procedurë parlamentare’ pohoi Arbër Ademi, BDI.

 Nga opozita shqiptare nuk kanë pasur vërejtje konkrete për çështjen e dy shtetësisë së ambasadorëve, por megjithatë do të presin versionin e dytë të pushtetit dhe do të japin qëndrim konkret.

 “Konsiderojmë që kishte hapësirë edhe për amendamente edhe për versionin që të ketë ambasadori i ardhshëm dy shtetësi, por kishte hapësirë që edhe të kundërshtohet kjo, megjithatë vendimet do të sillen me propozimin që do e sjellin edhe një herë nga Ministria e punëve të jashtm- tha Skënder Rexhepi, Alternativa.

Propozim  ligji për punë të jashtme u dorëzua edhe nga shumica e kaluar parlamentare, por nuk arriti të miratohet për shkak të shpërndarjes së kuvendit.

Mefail ISmaili

LEXO EDHE:

Back to top button