Ndihmë financiare, vetëm për gastronomitë me veprimtari prioritare të shërbimit të ushqimit dhe pijeve

Qeveria do t’i dëmshpërblejë vetëm ata gastronomë që janë të regjistruar në Regjistrin Qendror me veprimtarinë prioritare të shërbimit të ushqimit dhe pijeve. Të gjithë të tjerët që janë të regjistruar me shifra të tjera nuk do të kenë mundësinë e ndihmës financiare nga pakoja e gjashtë e masave.
Nëse veprimtaria e tyre kryesore është gastronomia, atëherë do të thotë se ata janë mbyllur plotësisht nga Qeveria dhe do të mbështeten plotësisht nga qeveria” Do të thotë nëse veprimtaria e tyre kryesore nuk është gastronomike nuk do të mund të marrin para? Sipas thirrjes publike jo, pohoi Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.
Vendimin e këtillë Oda e Pavarur e Gastronomisë e vlerëson si diskriminues dhe absurd. Gastronomët publikisht e pyesin Qeverinë nëse restorantet, baret dhe kafenetë u mbyllën me ndonjë shifër apo duhej të gjithë të ndalojnë së punuari.
Mendoj se është padrejtësi e madhe nëse Qeveria, shteti ose ndonjë ministër mendon se me një vendim do t’i jepet vetëm njërit dhe të gjithë të tjerët do të qëndrojmë si vëzhgues nga anash dhe do të shohim se si i ridestinojnë ato para për qëllim tjetër. Dhe pastaj do të na thonë se i kemi shfrytëzuar në maksimum dhe se do të na japin gjithçka që na takon”, pohoi Zdravko Josifovski, kryetar i OPG.
Objektet gastronomike me vendim të Qeverisë u mbyllën dy herë nga disa javë. Megjithëse autoritetet siguruan që të gjithë gastronomët do të dëmshpërbleheshin, nga kjo veprimtari thonë se nuk është kështu. Sot, Qeveria publikoi shpallje për të aplikuar për ndihmë shtetërore dhe aktivitete të tjera të prekura nga kriza, të tilla si klube nate, disko, palestra, kënde për fëmijë dhe pushimore për fëmijë.
Ile Petreski