Ndodh edhe kjo! Për herë të parë në historinë e futbollit. Messi do të paguhet edhe me kriptomonedha…

Kontrata 2-vjeçare që tashmë është bërë publike, Paris St. Germain njofton se Lionel Messi do të përfitojë edhe sistemi që klubi ka krijuar me kriptomonedhat. Në një deklaratë , PSG konfirmoi se argjentinasi 34-vjeçar ka përfituar një numër të madh kriptomonedhash. Para tre vitesh, PSG në bashkëpunim me një kompani krijoi një monedhë dixhitale për tifozët. Ky sistem, i lejon mbajtësit e monedhave dixhitale, që në këtë rast janë tifozët, të marrin disa vendime kryesisht të vogla, që lidhen me klubet e tyre.Ndër klubet që do të prezantojnë monedha dixhitale këtë vit janë kampionët e “Premier League” në Angli, Manchester City dhe Milani në Itali.

Sipas njoftimit nga PSG, pasi mediat shkruan për transferimin e Messit drejt Parisit vlera e monedhës dixhitale të klubit u rrit ndjeshëm. Në ditët para se ylli argjentinas të nënshkruante përfundimisht kontratën me PSG, shitje-blerjet e këtyre monedhave arritën në 1.2 miliardë dollarë.Ashtu si Bitcoin dhe monedhat e tjera dixhitale, kriptomonedhat e klubeve të futbollit mund të tregtohen. Ato kanë një të përbashkët, paqëndrueshmërinë në treg, duke bërë që shpesh herë rregullatorë të lëshojnë paralajmërime për investitorët, në lidhje me asetet dixhitale. Monedha dixhitale e PSG-së, e cila ka një ka një kapital tregu rreth 52 milionë dollarë, u rrit mbi 130% në vetëm pesë ditë, kur ishin edhe spekulimet më të mëdha për një transferim të Messit nga Barcelona drejt Parisit.Të martën një kriptomonedhë e PSG-së kapi vlerën historike prej 60 dollarë. Dy ditë më pas vlera e tyre ra në shifrën 40 dollarë, sipas faqes së internetit “CoinMarketCap”.

LEXO EDHE:

Back to top button