Ndoti lumin Shkumbin duke hedhur mbeturina, arrestohet 54-vjeçari nga Tetova

Pas publikimit në rrjetet sociale të videos ku shihej një person teksa hidhte thasë me mbeturina në lumin Shkumbin, Policia e Tetovës, ka identifikuar dhe vënë nën pranga personin e dyshuar. Sipas njoftimit të Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë, bëhet fjalë për personin me iniciale B.S., i cili në momentin e kryerjes së veprës, ka drejtuar një makinë Citroen me targa të Tetovës, në bazë të të cilës është bërë edhe identifikimi. 54 vjeçari, ka pranuar veprën, ndërsa ndaj tij është ngritur edhe kallëzim penal. Ai po mbahet në stacion policor, për procedurë të mëtejme. Ditë më parë, personi B.S., 54 vjeç, u filmua dhe u publikua në rrjetet sociale derisa në rrugën Lubo Bozhinovski, nga makina e tij nxori thasë me mbetje dhe i hodhi në ujërat e lumit Shkumbin./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button