Ngushtica e Hormuzit deri më 9 korrik do të mbetet zonë ushtarake
Ngushtica e Hormuzit do të mbetet zonë ushtarake të paktën deri më 9 korrik, njoftuan sot dy organizatat globale për dialog social mes punëtarëve dhe punëdhënësve në transportin detar.
“Ky vendim merr parasysh rrezikun e rëndësishëm dhe të vazhdueshëm për jetën e marinarëve dhe ndryshimet e shpejta të situatës në rajon”, thuhet në deklaratën e përbashkët të Federatës ndërkombëtare të punëtorëve të transportit dhe grupit të përbashkët negociues, i cili përfaqëson punëdhënësit në transportin detar.
Ngushtica e Hormuzit u shpall zonë lufte më 5 mars, katër ditë pas sulmeve të para ndaj anijeve tregtare.
Statusi ka të bëjë me rreth 15.000 anije tregtare në mbarë botën, kompanitë e të cilave kanë nënshkruar marrëveshje kolektive pune. Sipas këtyre marrëveshjeve, marinarët që lundrojnë në zona të shpallura si zona lufte marrin pagë të dyfishtë dhe kanë të drejtë të refuzojnë të lundrojnë, si dhe të kërkojnë riatdhesim me shpenzime të punëdhënësit të tyre.
Ngushtica e Hormuzit u shpall zonë lufte më 5 mars, katër ditë pas sulmeve të para ndaj anijeve tregtare.
Transporti komecial është goditur seriozisht që nga 1 marsi, kur Irani mbylli ngushticën si përgjigje ndaj sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit. Të paktën 14 marinarë janë vrarë, ndërsa më shumë se 40 anije janë sulmuar gjatë konfliktit.
Sulmet e fundit ndaj anijeve komeciale në Ngushticën e Hormuzit ndodhën javën e kaluar.








