Ndotja dhe era e keqe “helmojnë” shkupin, qytetarët kërkojnë zgjidhje

“Është i ndotur, por gjithashtu ka erë të keqe. Kjo është situata në Shkup, kur arrin kulmin ndotja e ajrit. Rekomandohet të mos dilni nga shtëpia, dhe hapësirat të mos ajrosen shpesh. Sidoqoftë, nëse keni nevojë të dilni nga shtëpia, merrni një maskë për t’u mbrojtur nga grimcat PM në ajër”.

Pamje e tmerrshme në Shkup. Kështu duket qyteti kur stacionet matëse tregojnë nivel të lartë të ndotjes së ajrit. Shkupjanët mbrëmë u ngufatën në mjegull dhe smog. Rrugët ishin gjysmë të zbrazura. Lëvizje thuajse nuk kishte aspak. Qeveria e cila u zotua se do të sigurojë ajër të pastër, thotë se është herët të ndërmerren masa afatshkurtra. Do të presin dy ditë me radhë të maten më shumë se 175 mikrogram grimca PM 10 në ajër. Deri më tani kjo s’ka ndodhur. Sipas Qeverisë, masat e deritanishme për ajër më të pastër japin rezultate.

Qeveria

“Shënohet trend i rënies së koncentrimeve mesatare vjetore të grimcave PM 10 dhe kjo është për shkak të masave të ndërmarra nga ana e institucioneve në nivel qendror dhe lokal”.

Por, sipas ambientalistëve, nuk po ndërmerren masa të mjaftueshme. Qytetarët të pakënaqur thonë se ndotje më e madhe do të ketë në periudhën që vjen.

“Ka mjegull, të zihet fryma! Sidomos njerëzit që kanë bronkit, s’kanë gjasa për jetë. Kjo është e tmerrshme! A nuk premtoi kryeministri se do e pastrojë ajrin, ku është tani ta pastrojë? Le ta pastrojë. Tmerr, ajri është shumë i ndotur.

Mund ta mbajmë maskën për ndotje. Çfarë ndjeni? Asgjë, thjesht ashtu ndjej, kjo nuk zgjidhet për një ditë. Do të ishte më mirë të jetë më pastër.

“Asnjëherë s’kemi pasur fyt të thatë. Natën flemë, por tani në mbrëmje kollitemi sepse fyti është i thatë, patjetër duhet të pishë ujë. Nuk e di, më herët ishte më mirë”

“Vitin e kaluar kishte më shumë ndotje- Tani? Nuk e ndjej ende”

Tipike për Shkupin, mjegull edhe këtë sezon ka më shumë në metropol. Shumë lagje të Shkupit nuk shihen nga Vodno, për shkak të mjegullës dhe tymit. Shkupi është i ndotur edhe gjatë ditës edhe pse sezoni i ngrohjes ka nisur para 11 ditëve.

Igor Stefanovski

LEXO EDHE:

Back to top button