Ndotja, shumë familje ngrohen me qymyr

Dëmtuesi ekologjik, përkatësisht qymyri dhe këtë sezon të ngrohjes shitet “me të madhe”. Edhe pse është i dëmshëm për mjedisin, ofertat e qymyrit mund të gjenden në shumë shpallje në internet. Kompanitë private e ofrojnë për çmim të afërt me atë të drurit, madje edhe më lirë- nga 9.500 deri në 15.000 denarë për një ton. Nëse jeni në Shkup, do të merrni trajtim shtesë më saktë, dërgesë deri në shtëpi.

“Nëse vendosni kazan, atëherë mund të përdorni dru, qymyr ose briketa e kështu me radhë. Dikur të gjithë ngroheshin me qymyr. I gjithë Shkupi ngrohej me qymyr, flas për para disa viteve. Derisa të vijë gazi, mund të ngroheni me çfarë të doni, me kazan, me gaz apo energji elektrike. Kur të vjen gazi, thjesht e nxirrni kazanin, vendosni kazanin e gazit dhe ndezës kurse instalimi është i njëjtë”.

Thithja e qymyrit të djegur është e dëmshme për shëndetin e qytetarëve.

Kjo tregon probleme në sistemin e mushkërive dhe kardiovaskular, përkatësisht shfaqjen e fazave bronkiale, akute të obstruksionit, natyrisht laringitit dhe gjithçka që mund të jetë më intensive dhe më e vështirë, dhe kjo është shfaqja e sëmundjeve kronike të mushkërive dhe shfaqja e astmës dhe pneumonisë”-tha Angellço Andonovski- mjek.

Qymyri është një nga shkaqet kryesore të ndotjes dhe ngrohjes globale. Sipas OJQ-ve, 90% e familjeve nuk kanë filtra kur djegin qymyr.

Ngrohja e shtëpisë me qymyr mbetet ende një çështje e hidhur dhe problem që po fshihet, për të cilin shumë vende tjera si Polonia, për shembull, e kanë detektuar problemin dhe kanë gjetur zgjidhje, dhe kjo është miratimi i një ligji që ndalon ngrohjen e familjeve me qymyr”-pohoi Elena Nikollovska- “Eko- svest”.

Sipas analizës, përdorimi i lëndëve djegëse jo-ekologjike për ngrohjen e familjeve është shkaku më i madh i ndotjes së ajrit në Maqedoni gjatë muajve të dimrit. Më pas vjen industria, trafiku dhe ndërtimtaria.

Igort Stefanovski

LEXO EDHE:

Back to top button