Ndryshon mënyra për ndihmë familjeve në nevojë

Ndryshon mënyra për ndihmë familjeve në nevojë

Gazetar: Ile Petrevski

Një e katërta e familjeve në Maqedoni e kalojnë dimrin në shtëpi të ftohta. Hulumtimi i fundit i UNICEF-it tregon se masat e qeverisë për krizën energjetike kanë dhënë rezultate, por ka edhe masa që sipas ekspertëve janë të planifikuara keq. Familjet më të rrezikuara në këtë krizë janë ato me shumë anëtarë në familje, por ato nuk morën ndihmë në të njëjtën masë si familjet me një ose dy anëtarë. Ekspertët theksojnë se përfituesit e ndihmës për varfërinë energjetike nuk duhet të publikohen me emër dhe mbiemër, siç po bëhet tani.

“Programi që është në nivel kombëtar jepet deri në shterimin e burimeve financiare, çka do të thotë se jo të gjithë shfrytëzuesit që e gëzojnë këtë të drejtë mund të marrin mbështetje”, tha Maja Gerovska Mitev Profesoreshë Universitare.

Komisioni Rregullator i Energjetikës vlerëson se nevojitet një koncept i ri për t’iu ardhur në ndihmë kategorive të rrezikuara të qytetarëve.

“Çmimi i lirë i rrymës, siç e kemi pasur, nuk është gjithmonë zgjidhje, sepse me çmim të lirë ruhet qetësia sociale për një periudhë të caktuar, por atë çmim të lirë e përdorin edhe ato familje që nuk e kanë problem të mbulojnë shpenzimet për energjinë elektrike. Duhet të zbulohet saktësisht se kush duhet të ndihmohet. Është e qartë se kjo ndihmë që jepet është për shumë pak familje”, theksoi Marko Bislimovski, kryetar i KRRE.

Familjet që luftojnë me varfërinë energjetike marrin një mijë denarë në muaj nga shteti gjatë muajve të vjeshtës dhe të dimrit. Ekspertët në forumin për efektet e krizës energjetike dhe ushqimore kanë treguar se qytetarët kanë paguar faturën për krizën energjetike, e cila ishte më e theksuar për shkak të mungesës së investimeve në këtë sektor. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button