Në aksidentin e rëndë në afërsi të Bllacës ka humbur jetën një 17-vjeçar
Në aksidentin e rëndë në afërsi të Bllacës ka humbur jetën një 17-vjeçar
Një djalë 17-vjeçar ka humbur jetën dje në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur në afërsi të fshatit Bllacë të Shkupit.
Aksidenti ka ndodhur kur një autobus i NQP është përplasur me një makinë në të cilën ndodheshin dy të mitur. Nga aksidenti është lënduar rëndë vëllai 13-vjeçar i të ndjerit, i cili menjëherë është dërguar në klinikat e Shkupit.