Një gjykatës brazilian përdori një aplikacion të bazuar në AI për të shkruar një vendim për një çështje gjyqësore. Më vonë doli të ishte plot gabime ligjore.
Këshilli Gjyqësor Kombëtar i Brazilit, një organ qeveritar që mbikëqyr punën e gjyqësorit, i kërkoi Jefferson Rodríguez, një gjykatës federal nga shteti perëndimor i Acre, të shpjegonte se si dënimi i tij u bë i mbushur me gabime të drejtësisë. Gjykatësi pranoi se përgatitjen e vendimit gjyqësor ia besoi kolegut të tij, i cili nga ana e tij e bëri atë me ndihmën e aplikacionit AI “Chat-GPT”.
Gjyqtarët u justifikuan duke thënë se një gjë të tillë e bënë sepse ishin të mbingarkuar me punë. Këshilli Gjyqësor Kombëtar i ka dhënë 15 ditë afat për të dhënë shpjegime më të plota për këtë çështje. Kjo ngjarje konsiderohet e para e këtij lloji në Brazil.








