Në cilën fazë janë lëndët e Artan Grubit dhe Enver Bexhetit? – Flasin nga Prokuroria

Në cilën fazë janë lëndët e Artan Grubit dhe Enver Bexhetit? – Flasin nga Prokuroria

Gazetar: Petar Çausheski

Prokuroria ende po zhvillon procedurë hetimore paraprake në lëndën që lidhet me ish-zëvendëskryeministrin Artan Grubi dhe ish-gjykatësin e Apelit Enver Bexheti, për akuzat e marrjes së ryshfetit me qëllim ndikimi në proceset gjyqësore, për shkak të të cilave në vitin 2024 u futën në listën e zezë të SHBA-së.

Nga Prokuroria thonë se lënda u formua menjëherë pasi Grubi dhe Bexheti u përfshinë në listën e zezë amerikane.

“Ne kemi formuar lëndën dhe Prokuroria po vepron mbi të. Lënda është në fazë hetimore paraprake”, thanë nga Prokuroria Themelore Publike.

Dy vite më parë, Artan Grubi u fut në listën e zezë të SHBA-së së bashku me gjykatësin e Apelit Enver Bexheti. Në arsyetim u theksua se ata kishin marrë ryshfet për të ndikuar në proceset gjyqësore të lidhura me vendimin penal ndaj Sasho Mijallkovit. Ish-ambasadorja e SHBA-së Angella Ageler kishte thënë se provat për ta janë të disponueshme dhe se pritet që institucionet maqedonase të ndërmarrin masa. / Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button