Në fjalimin drejtuar kombit, Trump paralajmëron Iranin dhe zotohet për paqe në Ukrainë

Në fjalimin drejtuar kombit, Trump paralajmëron Iranin dhe zotohet për paqe në Ukrainë

Presidenti amerikan, Donald Tramp shfrytëzoi fjalimin më të gjatë drejtuar kombit në historinë e Shteteve të Bashkuara për të përsëritur kërcënimin për veprim ushtarak kundër Iranit nëse diplomacia dështon. Ai gjithashtu u zotua se do të vazhdojë negociatat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Duke folur për gati 1 orë e 50 minuta, Tramp përdori seancën e përbashkët të Kongresit amerikan për t’i paraqitur arritjet e administratës së tij, duke i cilësuar ato si agim i një “epoke të artë”.

“…vetëm gjatë dy muajve të fundit me protestat, ata kanë vrarë të paktën, 32 000 protestues. 32 000 protestues në vendin e tyre. I kanë qëlluar me armë dhe i kanë varur. Ne i ndaluam që të varnin shumë prej tyre me kërcënimin e dhunës serioze. Por këta janë njerëz të tmerrshëm. Ata tashmë kanë zhvilluar raketa që mund të kërcënojnë Evropën dhe bazat tona jashtë vendit, dhe po punojnë për të ndërtuar raketa që së shpejti do të arrijnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. …ata u paralajmëruan të mos bënin asnjë përpjekje të mëtejshme për të rindërtuar programin e tyre të armëve, në veçanti armët bërthamore, megjithatë ata vazhdojnë ta nisin gjithçka nga e para..”, tha Donald Tramp, President i SHBA-së.

LEXO EDHE:

Back to top button