Gjyqi për tragjedinë në Koçan, familjarët e viktimave kërkojnë përgjegjësi
Gjyqi për tragjedinë në Koçan, familjarët e viktimave kërkojnë përgjegjësi
Gazetar: Petar Çausheski
Avokati mbrojtës i të akuzuarit Shefket Hazari, Petar Shilegov kërkoi nga gjykata të ndërpresë procedurën për zjarrin në diskotekën Puls për shkak të standardeve të dyfishta të prokurorisë publike. Sipas tij standardet duhet të jenë të njëjta për të gjithë, e jo dikush të mbahet në paraburgim, e dikush që ka qenë në arrati të mos përfundojë prapa grilave.
“Megjithatë, publiku që reagon ka plotësisht të drejtë. Unë nuk jam njeri që angazhohem për paraburgim, por standardet gjatë caktimit të masave për sigurimin e pranisë në gjykim duhet të jenë të barabarta për të gjithë qytetarët. Nuk mund të varet kjo nga diçka tjetër. Ne nuk kemi dy kategori qytetarësh”, deklaroi Petar Shilegov, avokat.
Avokatja e pronarit të diskotekës, Dejan Jovanov, kërkoi që klienti i saj të transferohet në burgun e Idrizovës, për shkak të trajtimit degradues nga personeli në burgun e Kumanovës. Nga ana tjetër prindërit e viktimave kërkojnë përgjegjësi nga të gjithë të përfshirët në tragjedinë e Koçanit.
“Ne nuk jemi këtu për hakmarrje, ne jemi këtu për përgjegjësi. Kërkojmë që gjykata ta përcaktojë të vërtetën deri në fund. Kërkojmë të hetohet çdo hallkë institucionale, nga niveli lokal deri në atë qendror”, u shpreh Aleksandar Naunov, Prind.
Ndërkohë në pjesën e dëshmive, anëtarët shoqërueses të grupit muzikor DNK Ana Kostadinovska dhe Goran Tonev, të cilët mbijetuan zjarrin, ngjarjen e përshkruan si të tmerrshme. Procesi gjyqësor për zjarrin në diskotekën Puls, në të cilin humbën jetën 63 persona dhe mbi 200 u plagosën, ndodhet në fazën e shqyrtimit të provave. /Alsat.mk








