Në fshatin Jazhincë, i riu sulmoi dhe goditi me veturë një bashkëfshatar

SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 18-vjeçar nga fshati Jazhincë, i cili para një objekti gastronomik në fshat ka sulmuar një bashkëfshatar, e më pas e ka goditur edhe me veturë ndërsa ai po lëvizte në këmbë.

Ngjarja, siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme, është raportuar dje rreth orës 23:00. Pas kësaj, 18-vjeçari me inicialet B.B. është arrestuar, automjeti i tij është konfiskuar dhe ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

LEXO EDHE:

Back to top button