Shkencëtarët thonë se, nga njerëzit e anketuar, 66% kishin të njëjtët dy prindër biologjikë si vëllezërit e motrat e tyre, duke treguar një shkallë të lartë të monogamisë, raportoi BBC.
Kjo i rendit njerëzit mbi shimpanzetë dhe gorillat, përafërsisht në nivelin e meerkatëve, por prapëseprapë poshtë kastorëve. Specia “më monogame” është miu i Kalifornisë, i cili qëndron me një partner për pjesën tjetër të jetës së tij. Në fund të listës janë shimpanzetë, delfinët dhe raca “Soy” e deleve me origjinë nga Skocia.
Studimi u krye nga Mark Dyble nga Universiteti i Kembrixhit, duke analizuar të dhëna mbi popullatat njerëzore gjatë historisë dhe duke i krahasuar ato me më shumë se 30 specie të tjera.
Ai deklaroi se monogamia sjell përparësi në kujdesin për të rinjtë dhe në pengimin e rivalëve.
Studimi është botuar në revistën Proceedings of the Royal Society: Biological Sciences.








