Në Kavadar dhe Negotinë sanksionohen 86 vozitës

Gjatë ditës së djeshme (20.01.2021) në rajonin e Kavadarit dhe Negotinës policia ka shqiptuar gjithsejtë 86 gjoba për shkelje në trafik, prej tyre: 17 për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta, 42 gjoba për tejkalim të shpejtësisë dhe 8 gjoba për ngasje të makinës pa patentë shoferi. Sipas zëdhënësit të MPB-së Toni Angellovski bëhet fjalë për kontroll të shtuar të policisë të realizuar në rajonin e Kavadarit dhe Negotinës në periudhën prej 10:00 deri në 15:00.

LEXO EDHE:

Back to top button