Shqipëri, 10 vjet nga protesta e 21 janarit 2011

Shënohet sot në Shqipëri 10 vjetori i protestës së Partisë Socialiste në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku mbetën të vrarë Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj. Edhe kjo ditë si 9 vite rresht do të mjaftohet vetëm me homazhet në vendet ku u vranë të ndjerët, ndonëse pas një dekade nuk është bërë asnjë lëvizje për mbledhjen e fakteve të reja për sa ndodhi atë ditë. Familjarët janë ende në pritje të drejtësisë, e cila u mjaftua vetëm me dëmshpërblimin ndaj familjeve nga ana e shtetit. Ndërkohë mbrëmë, në një lëvizje të papritur policia e Tiranës ka kërkuar rihapjen e dosjes për atë ngjarje. Kërkesa i është dërguar Prokurorisë së Tiranës, e cila pezulloi hetimet për Aleks Nikën vitin e kaluar.

LEXO EDHE:

Back to top button