Në Kinën veriore regjistrohet dita më e ftohtë në 54 vitet e fundit, temperaturat në -53 gradë

Në Kinën veriore regjistrohet dita më e ftohtë në 54 vitet e fundit, temperaturat në -53 gradë

Në qytetin Mohe në rajonin Heilongjiang në veri të Kinës është regjistruar dita më e ftohtë në 54 vitet e fundit, ku temperatura e ajrit ka rënë në -53 gradë Celsius.

Sipas BBC-së, temperatura e ajrit në Mohe, që ndodhet në veri të vendit, në kufi me Rusinë, ishte -53 gradë më 22 janar në orën 07:00 sipas kohës lokale.

Në qytet u regjistrua i ftohti më i madh që nga viti 1969, kur temperatura më e ulët e regjistruar ishte -52.3 gradë.

Në Mohe, i cili njihet si rajoni më i ftohtë i Kinës dhe madje mbiquhet Poli i Veriut i vendit, stina e dimrit në përgjithësi zgjat tetë muaj.

Mohe, një nga qendrat e turizmit dimëror të vendit, mirëpret turistët gjatë gjithë vitit.

LEXO EDHE:

Back to top button