Nga vrasjet deri te shitja e lëndëve narkotike, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

Nga vrasjet deri te shitja e lëndëve narkotike, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

Agjentët e Policisë Kombëtare Spanjolle kanë arrestuar në qytetet e Barcelonës dhe Madridit dy shtetas shqiptarë të cilët dyshohet se janë drejtues të një organizate kriminale në Shqipëri.

Mediat iberike raportuan se të arrestuarit ishin në kërkim nga autoritetet shqiptare për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, “Grup i strukturuar kriminal”; “Armë pa leje” dhe “Pastrim parash”.

Ata akuzohen gjithashtu nga autoritetet shqiptare për tentativë për të ekzekutuar anëtarë të një organizate kriminale rivale.

Nga informacionet e marra në nëntorin e kaluar u bë e ditur prania e këtyre dy personave në vendin tonë. Pas disa tentativave, INTERPOL-i ka lëshuar dy urdhër-arreste ndaj të dyve. Incidentet për të cilat ata akuzohen datojnë në vitin 2021 në Shqipëri, ku Organizata kriminale e drejtuar prej tyre po përgatitej të kryente një sulm për të vrarë disa persona të përfshirë në ndërprerjen e aktiviteteve të tyre kriminale të trafikut të drogës”, njoftoi policia spanjolle.

Njëri prej të arrestuarve u kap nga policia në aeroportin e Barcelonës teksa po kthehej nga një udhëtim në Turqi, ndërsa tjetri u gjet në banesën e tij në Madrid. Policia spanjolle njoftoi gjithashtu se të arrestuarit janë të përfshirë edhe në aktivitete të paligjshme në Spanjë, përfshirë trafik droge dhe falsifikim dokumentesh.

LEXO EDHE:

Back to top button